Partia Demokratike vijoi edhe sot me denoncimet për një tjetër rast, sipas saj, korrupsioni qeveritar, lidhur deputetin socialist Sadri Abazi. Opozita pretendon se Abazi është favorizuar në tenderin e ndërtimit të një shkollë në Maqellarë të Dibrës, pasi oferta fituese ka qenë 97 milionë lekë, më e lartë se të tjerat.

“Çdo tender është i vlefshëm për të marrë copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milionë lekësh.

Edhe kësaj radhe si përherë me tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milionë lekë.”

Partia Demokratike akuzon drejtpërdrejt kryeministrin, duke thënë se tenderat ia jep deputetit Abazi, me qëllim blerjen e votave për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Dibër.

Tv Klan