Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike vazhdon të këmbëngul në kërkesat e saj për ndarjen e zonave elektorale. Sipas nënkryetarit Jemin Gjana, ndarja e zonave pa hartuar më parë regjistrin kombëtar të zgjedhësve është shkelje flagrante e kodit elektoral. Dihet tha Gjana, se listat e zgjedhësve nuk u miratuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por dolën nga zyrat e qeverisë.
Në rrugën që po ndiqet vijoi ai, jo vetëm që po shpërfillet çdo përpjekje, për ndërtimin konsensual të infrastrukturës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por po thyen në mënyrë flagrante ligjet dhe vetë kodi elektoral. PD ka nënvizuar se çdo ndarje e zonave pa hartuar më parë regjistrin kombëtar të zgjedhësve është një ndarje e paligjshme dhe e papranueshme nga opozita.
Sipas Gjanës, në bazë të këtyre qëndrimeve të mazhorancës Partia Demokratike do të marrë vendimin edhe për hapa e mëtejshëm të saj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego