Spaho: Me këtë qeveri kushtet shtohen çdo ditë
Dy opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe Paketën anti-shpifje për opozitën janë një shuplakë direkte ndaj kryeministrit Edi Rama.
Nënkryetari demokrat, Edmond Spaho gjatë një deklarate për mediat theksoi se Venecia faktoi përpjekjen e kryeministrit për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të goditur median e lirë.
“Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.
Gjithashtu Partia Demokratike vlerëson se edhe vendimi i Parlamentit Europian për 15 kushtet përpara nisjes së negociatave, provoi se me Edi Ramën, shqiptarët vetëm humbasin kohë të çmuar.
“Kur mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim”.
Të premten Komisioni i Venecias hodhi poshtë paketën anti-shpifje, ndërsa i dha të drejtë Presidentit për debatin për Gjykatën Kushtetuese.
Tv Klan