Astrit Bushati: “Denoncoj tentativat e vazhdueshme të Tom Doshit, i cili në këto momente së bashku me disa lakej të tij, siç janë…Pelingu apo Bashkim Gruda etj. Po përpiqen që në rrethin e Shkodrës, në rrethin e Malësisë së Madhe të rekrutojnë njerëz me para për t’i sjellë nesër në protestën e opozitës. Pagesat për person janë 20 mijë, 50 mijë sipas kërkesës dhe si në të gjitha rastet tjera ne nuk e kemi denoncuar, por ashtu siç është vepruar dhe në mitingun që është zhvilluar në Pallatin e Sportit të qytetit të Shkodrës, që u zhvillua më dyer të mbyllura, janë sjellë nga Puka, nga Laçi, nga Mamurrasi, nga Tirana edhe më tej persona të cilët janë paguar dhe nuk kanë arritur të mbushin një pallat sporti i cili ka vetëm 2 mijë vende.”
Jozefina Topalli: “Faleminderit zoti Bushati. Në fakt barsoleta ka këtu në Shkodër për përpjekjet për të shpërndarë para, më mund me mbledh ndonjë 10-she për me ardhur tek zoti Rama.”/tvklan.al