Në këtë mënyrë Partia për Drejtësi dhe Integrim në qytetin e Vlorës ka festuar hyrjen në parlament të kandidatit të saj për deputet. Festa ka filluar spontanisht për të vazhduar përgjatë gjithë natës. Një ditë më vonë, qytetarë të komunitetit çam, interesat e së cilës mbron kjo parti shprehen se ky është një moment historik që mund te ndikojë në zgjidhjen e çështjes së tyre.

“Kemi votuar gjithmonë për partitë që kanë ekzistuar këtu përveç partisë tonë. Më në fund na erdhi momenti që neve të përfaqësojmë veten tonë PDI-n”.

“Jam njeriu më i lumtur që për herë të parë pas 65 vjetëve, Çamëria përfaqësohet me djemtë e saj”.

“E vërteta është që ne prisnim më shumë deputet sepse elektorati jonë është real jo si partitë e tjera të vogla që ligji i shkriu dhe kjo është një gjë e mirë. Sepse ne jemi forca e 4 në parlament tashmë me 2 deputet”.

“Ne do ta ngrijmë zërin çam fuqishëm, jo vetëm në parlamentin shqiptar, po në Strasburg, Bruksel, Uashington dhe në të gjithë vendet organizatat më të mëdha në botë”.

“Zgjidhja çështjes çame kërkon akoma dhe më shumë punë, po ky është një fillim i mbarë”.  PDI ka një mbështetje të gjerë në qarkun e Fierit dhe Vlorës, ku banon një pjesë e konsiderueshme e komunitetit çam./tvklan.al