“18 milionë Euro u shpërdoruan në 7 vite”
Demokratët e akuzojnë qeverinë se në 7 vite ka shpenzuar 18 milion Euro për dixhitalizimin dhe ndërkohë këto para nuk kanë shkuar asnjë herë për këtë projekt.
“Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur. Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.
18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online.
6000 tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi”.
Pasojat direkte sipas selisë blu po shfaqen tek rritja e nivelit të analfabetizmit funksional dhe këtu i referohen shifrave të Bankës Botërore që llogarisin si të tillë 60% të fëmijëve dhe të rinjve shqiptare.
Tv Klan