Lajme Arkiva 2003
Grupi parlamentar i reformatorëve ka mbledhur 28 firma për të kërkuar seancë plenare të jashtëzakonshme për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Nano. Nga ana tjetër kësaj kërkese nuk i është përgjigjur pozitivisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Nard Ndoka: Me keqardhje konstsatojmë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ende nuk ka dhënë një mbështetje pozitive për mbështetjen ndaj mocionit.
Qëndrime të tilla reformatorët i konsiderojnë në dëm të opozitës së madhe. Sipas nenit 74 të kushtetutës kuvendi mblidhet në sension të jashtëzakonshëm kur kërkohet nga 1/5 e të gjithë deputetëve./tvklan.al