Strukturat lokale të Partisë Demokrate të Re në qytetin e Korçës janë të parat që janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtuesve të qendrës për bashkimin me Partinë Demokratike. Sipas kryetarit të kësaj dege bashkimi i së djathtës shihet si e vetmja mundësi për fitoren e zgjedhjeve të 2009-ës, prandaj dhe shkrirja me PD është çështje ditësh.

Andrea Mano: “Fakti që ne qeverisëm bashkë këto 3 vjet dhe fakti që qeverisëm suksesshëm tregon se ne tashmë jemi shuam afër bashkimit. Strukturat e PDR në rrethin e Korçës e  kanë pritur mjaft mirë këtë sinjal sepse është një sinjal i cili ne besojmë do na çoj drejt fitores së zgjedhjeve të vitit 2009. Do të ishte një besim shumë i madh që mua do më ngarkoheshe në qoftë se do të isha një nga kandidatët për të marrë kreun e kësaj dege. Është një ambicie të cilën unë besoj se do ta realizoj me sukses se besoj që e djathta në qytetin e Korçës ka nevojë për një frymë të re”.

Shkrirja mes PD-së dhe PDR po shqyrtohet prej disa kohësh mes drejtuesve të kësaj partie./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi