Kërkesa e prokurorisë për arrestimin e deputetit Ervin Salianji mbërrin në Kuvend.
Në bazë të shkresës, Kuvendi do të duhet të nisë procedurat për heqjen e mandatit, por demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
“Duke qenë se është një rast i paprecedentë që prej vendimit të djeshëm të formës së prerë të Gjykatës së Apelit ka lindur një diskutim në radhët e juristëve. Aktualisht nuk ka një vendimmarrje zyrtare e bërë publike. Kam diskutuar me ligjvënës socialistë që thonë se mund të shkohet drejt një vendimmarrje që parashikon që kur ka vendime të formës së prerë nga gjykata, deputetit i ndërpritet mandati. Me këtë filozofi, ditën e hënë që është seanca plenare pasdite kryetarja e kuvendit do t’i njoftojë seancës që ka një vendim të prerë për Salianjin dhe do t’i ndërpritet mandati”, raportoi gazetarja Elja Zotka.
Gazetarja u shpreh se më pas njoftohet KQZ-ja për vakancën dhe më pas në radhë për të marrë mandatin është Andrea Mano.
“Kjo është procedura, por nuk ka një vendimmarrje që të jetë bërë publike nga Kuvendi”, tha Zotka.
Tv Klan