Pavarësia, PDU shpërndan flamuj
Pas aktiviteteve të zhvilluara në të gjithë vendin me rastin e 28 Nëntorit nga PDU, kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi, uroj të gjithë shqiptarët për ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar atë si ditë të shënuar për kombin tonë.
Shpëtim Idrizi: “Kjo është një festë e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse sot festojnë mbi 7 milion shqiptarë. Deri tani në gjithë qytetet e Shqipërisë ne kemi shpërndarë mbi 18 flamuj shqiptarë dhe jemi shumë të lumtur që marrim pjesë në këtë festë të madhe të gjithë shqiptarëve. Ju faleminderit dhe gëzuar”.
Gjatë ditës së sotme 10-tra të rinj të PDU-së kanë uruar çdo kalimtar për festën e 28 Nëntorit, duke ju dhuruar atyre fjongo dy ngjyrëshe kuq e zi, si simbol i flamurit Shqiptar./tvklan.al