Partia më e re politike në Shqipëri, ajo për Drejtësi dhe Unitet, e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë me deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, ka njoftuar se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës. Deputeti Tahiri tha gjatë një konference për shtyp në Vlorë, se të shtunën do të zhvillohet një tryezë me përfaqësues të Partisë Demokratike, për të përcaktuar postet politike që do të marrë PDU-ja në institucione.
Dashamir Tahiri: “Përsa i përket jemi në bisedime, ku ditën e shtunë në orën 10 unë dhe kryetari Idrizi jemi tek PD-ja dhe do tua bëjmë më vonë të ditur vendet.”
Në këtë konferencë, Tahiri tha gjithashtu se PDU ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë aleatët e koalicionit qeverisës. Me këtë marrëveshje që pritet të finalizohet, mazhorancës i shtohet edhe një tjetër votë në Kuvend, ajo e ish-deputetit socialist, Shpëtim Idrizi./tvklan.al