Së shpejti një studio ligjore e huaj do të nisi të shqyrtojë çështjen çame për të bërë të mundur përfaqësimin e saj në gjykatën e Strasburgut për pronat dhe atë të Hagës për krime kundër njerëzimit.
Këtë deklaratë kreu i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi e ka bëri gjatë një konference me temën “Historia e Çamërisë në sistemin arsimor shqiptar.”
Shpëtim Idrizi: “PDU, si një parti politike është e ndërgjegjshme se zgjidhja e çështjes sonë është shumëdimensionale dhe do të ndërmarrim hapa konkret për zgjidhjen e çështjes çame si çështja më e madhe kombëtare e mbetur e pazgjidhur. Së shpejti në Shqipëri do të vijë një nga firmat më të specializuara ligjore e cila do të marrë përsipër përfaqësimin e çështjes çame. Duke filluar që nga gjykata e Strasburgut për të drejtat pronësore dhe deri në gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit dhe denoncimit. Historia jonë e dhimbshme na bën më të fortë që ne të flasim me zë të plotë.”
Më tej Idrizi ka theksuar se do të angazhohet që brenda kësaj legjislature parlamenti të aprovojë rezolutën çame.
Shpëtim Idrizi: “Ne angazhohemi që brenda kësaj legjislature parlamenti shqiptar të mbajë dhe të hartojë një rezolutë për çështjen çame. Unë dhe deputeti dhe miku im dhe i juaji Dashamir Tahiri nuk do të dalim nga parlamenti shqiptar pa e realizuar këtë gjë.
Kreu i PDU-së shpalosi dhe dy projekte, i pari për festen e pavarësisë ku PDU, në qytetet kryesore të vendit do të shpërndajë flamuj kombëtar, dhe projekti i dytë është fillimi i hartimit të një enciklopedie për Çamërinë./tvklan.al