Firmoset marrëveshja mes Shoqatës Çamëria dhe autoritetit të dosjeve të ish-sigurimit të shteti, për hapjen e dosjeve për komunitetin çam në Shqipëri.
Kryetarja e autoriteti të dosjeve Gena Sula tha se janë më mijëra dokumenta të cilat kanë të dhëna të rëndësishme për këtë komunitet dhe datojnë edhe para `45.
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve: Në arkiv gjejmë edhe dokumente të tilla si pasqyra statistikore, lista mbi dëmet, viktimat e shkaktuara nga monarko-fashistët grekë kundër popullatës çame. Sipas nënprefekturave, Filat, Igumenicë, Paramithi, Margëlliç, ku jepen statistika për refugjatët çamë, vrasjet dhe pronat që ata kanë lënë pas.
Kreu i Partisë Drejtesi Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi e konsideroi si një nga marrëveshjet më të rëndësishme mes komuniteti çam dhe qeverisë.
Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU: Pas rezolutës për shqiptarët e Çamërisë, pas varrezave historike të Kllogjerit, është akti i tretë më i rëndësishëm që shteti shqiptar apo autoritetet shtetërore shqiptare po ndërmarrin. Nuk di ndonjë institucion tjetër që të jetë angazhuar direkt, në një raport direkt formal dhe zyrtar me “shoqatën Çamëria” apo me komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë. Bëhet fjalë për rreth 200 mijë dokumente, që tregon edhe një herë tjetër se me sa programim diktatura ka vepruar mbi shqiptarët e Çamërisë dhe jo më kot.
Kjo marrëveshje vjen në përkujtim të 80-vjetorit të masakrës së Shqiptarëve të Çamërisë nga gjenerali grek Zervas.
Klan News