Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Spiro Ksera

Ministri Spiro Ksera për kompensimin për familjet në nevojë-(18 Mars 2010)

Të gjitha shtresat në nevojë do të marrin 640 lekë në muaj si kompensim për rritjen e çmimit të energjisë nga Janari i këtij viti. Vendimi i cili pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, u bë i ditur nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera gjatë Këshillit Kombëtar të Punës. Spiro Ksera:...

Mars 18, 2010

Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, të drejta ende të paplotësuara-(9 Mars 2010)

Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri ende nuk gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë. Në një prezantim të raportit të monitorimit për zbatimin e strategjisë kombëtare për këta persona u  evidentua se nga 95 masa për t’u realizuar, 23% e tyre nuk kanë filluar ende të zbatohen. “Një pjesë e konsiderueshme e...

Mars 9, 2010

Mbledhja e grupit të PD-së, Berisha: Reforma në SHISH e Policinë Gjyqësore-(1 Shkurt 2010)

Mazhoranca shprehet e vendosur në ecurinë e mëtejshme të reformave, veçanërisht në disa prej institucioneve të rëndësishme të vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha tha, se ndërmarrja e një nismë të re në lidhje me Shërbimin Informativ Shtetëror synon një përcaktim më të qartë të detyrave të këtij institucioni dhe në mënyrë...

Shkurt 1, 2010

PDU lajmëron bashkimin me koalicionin qeverisës të PD – (27 Janar 2010)

Partia më e re politike në Shqipëri, ajo për Drejtësi dhe Unitet, e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë me deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, ka njoftuar se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës. Deputeti Tahiri tha gjatë një konference për shtyp në Vlorë, se të shtunën do të zhvillohet një tryezë me përfaqësues...

Janar 27, 2010

Regjistrimi i popullatës në Shqipëri do të përfshije përkatësinë etnike dhe fetare – (14 Janar 2010)

Për herë të parë regjistrimi i popullatës do të përfshijë dhe përkatësinë etnike dhe atë fetare. Një komitet kombëtar për regjistrimin e popullatës dhe banesave do të nisë të funksionojë pranë këshillit të ministrave. Në përbërjen e këtij komiteti që drejtohet nga Ministri i Shtetit Genc Pollo do të jenë 12 ministra si dhe specialist...

Janar 14, 2010

Seanca plenare, kryeministri Berisha paraqet projektbuxhetin e vitit 2010-(19 Nëntor 2009)

Pas diskutimeve në qeveri, kryeministri Berisha ka paraqitur në parlament buxhetin e vitit 2010, të cilin e quajti historik, jo vetëm sepse është më i madhi që Shqipëria ka patur ndonjëherë por edhe sepse sipas tij përbën një hap të guximshëm për sfidat integruese të vendit . Sali Berisha: “Buxheti i vitit 2010 është historik...

Nëntor 19, 2009

Ministri Spiro Ksera për integrimin e emigrantëve, kusht për heqjen e vizave-(12 Nëntor 2009)

Sipas Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera strategjia e kombëtare e Migrimit nuk është zbatuar në të gjithë komponentët e saj, duke përmbushur vetëm një pjesë të planit të masave. Ksera tha se eficenca e politikave migratore është dhe një nga kushtet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.Spiro Ksera: “Fakti që ka 66...

Nëntor 12, 2009

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale komenton projektbuxhetin e 2010-(11 Nëntor 2009)

Spiro Ksera: “Projektbuxheti i vitit 2010 për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale  dhe Shanseve të Barabarta do jetë në masën 18.6 miliard lekë nga 16.5 miliard që ishte në vitin 2009. Fondet sipas programeve do të jenë pagesa e personave me aftësi të kufizuar do të jetë në masën 11,422 miliard lekë, ndihma ekonomike...

Nëntor 11, 2009

Gazeta “The Economist” vlerëson rritjen ekonomike në Shqipëri-(6 Nëntor 2009)

Shqipëria konsiderohet si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, një lajm që e përcjell gazeta e përjavshme prestigjioze “The Economist” e cila fokusohet në politikat ndërkombëtare me karakter ekonomik. Në këtë artikull bëhet një panoramë e situatës ekonomike në vendet e Evropës Juglindore e Qendrore, impakti që kriza botërore ka patur dhe...

Nëntor 6, 2009

Qeveria miraton projektbuxhetin 2010, mbështet disa fusha të ndryshme-(5 Nëntor 2009)

Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2010. Kryeministri Berisha e cilësoi atë dokumentin më ambicioz të hartuar në një periudhë stuhie botërore, por që garanton siç tha realizimin e projekteve të mëdha. Edhe ky buxhet parashikon rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulëta dhe atyre mesatare, ndërsa...

Nëntor 5, 2009