Parlamenti Europian i kërkoi Hungarisë ekstradimin e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari. Deputetët miratuan një paketë amendamentesh të propozuar nga grupi e socialdemokratëve dhe të gjelbërve europianë, ku thuhet se autoritetet hungareze pajisën Gruevskin me pasaportë diplomatike për t’i mundësuar kalimin drejt Hungarisë.
Eurodeputetët vlerësojnë si transparent dhe të drejtë procesin gjyqsor në Maqedoni, ku Gruevski është dënuar me 2 vite burg për korrupsion. Ndaj dhe e konsideruan azilin e dhënë nga Hungaria si përfshirje në punët e brendshme të Maqedonisë. Amendamentet u bënë pjesë e raportit të eurodeputetit Ivo Vjagel që rekomandoi hapjen e negociatave të antarësimin e Maqedonisë në Qershor të 2019-ës.
Gjatë seancës, Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn bëri një apel të veçantë për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të gjithë duhet të kenë për qëllim që të qetësojnë situatën kryesisht atë lidhur me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka alternativë tjetër përveçse dialogut dhe normalizimit. Është në interesin e rajonit dhe perspektivës rajonale. Të gjithë duhet të tërhiqen nga deklarata që mund të shihen si ndezëse ose të njëanshme”.
Raporti i eurodeputetit Igor Soltes, që përfshinte edhe thirrjen për liberalizimin e vizave me Kosovën mori miratimin e shumicës së eurodeputetëve ashtu si raportet e tjera për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan