Mbrojtësi shqiptar Eneo Bitri siguroi barazimin për ekipin Gyor në kampionatin hungarez të futbollit. Kjo është ndeshja e dytë radhazi që golat e tij i japin pikë skuadrës në një sezon të vështirë.

28-vjeçari shmangu humbjen në transfertën e Debrecenit, për të siguruar barazimin 2-2 në minutën e 89.

Edhe pse në huazim nga Valerenga e Norvegjisë, Bitri ka merituar shiritin e kapitenit në këtë skuadër.

Për këtë ndeshje ai u zgjodh edhe si lojtari më i mirë duke u vlerësuar me notën 7.7.

Tv Klan