Për ndeshjen mes Francës dhe Belgjikës të fituar nga “Blutë”, specialisti i futbollit Arjan Peço mendo se francezët bënë detyrë kurse për belgët ishte mundësia e fundit e një brezi të artë.

Peço: Në futbollin e evropian është e vështirë të shënosh një valangë golash. Belgjika shumë e kujdesshme, mbrohej mirë. Franca iu kthye modulit të 2018 ku doli kampion bote. Nga ky modul u la jashtë Dembele. Trajneri hodhi një ekip pragmatik dhe ia doli mire. Franca e meritoi fitore dhe rrezikoi në pjesën e dytë. Kanë probleme me sulmin por mbrojtësit kundër këtyre lojtarëve japin me të mirën.

Peço: Belgjika ka humbur një gjeneratë të shkëlqyer që nuk kanë bërë asgjë, është nga ato ekipet që janë favorite po duket se gjatë turneve sikur lojtarët duan të ikin me pushime. Asnjë nuk e di pse nuk fitojnë edhe pse kanë në radhët e tyre lojtarë të shkëlqyer.

/tvklan.al