Bukuria dhe inteligjenca është një temë që ngjall debat dhe provokim. Zakonisht për gratë thuhet e bukur ose inteligjente. Një grua e bukur dhe inteligjente thuhet se krijon një tension. Një mendje edhe më diabolike sesa të jetë e bukur dhe inteligjente ka sjellë një përballje, një grua duhet të jetë e bukur apo inteligjente? Një grua e bukur ka më shumë përparësi sesa një inteligjente apo një inteligjente di të luaj bukur dhe mirë dhe ta tejkalojë një grua pavarësisht se është e bukur?
Për të folur për këtë temë në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë pedagogia Anisa Hysesani,sociologiaEntela Hidri dhe modelja e njohur Belinda Dragoti.
Pedagogia Anisa Hysesani ka treguar një përvojë të saj personale gjatë periudhës së gjimnazit. Ajo tregon se ka qenë dhe vazhdon akoma të jetë shumë e shkurtër dhe tmerrësisht e shëndoshë dhe kjo gjë e bënte të ndihej shumë keq, ndërsa rreth gjithmnazit qarkullonin makina të bukura dhe të fundit për të ngacmuar vajzat e bukura.
Anisa Hysesani: Kur kam qenë nxënëse kam qenë dhe jam shumë e shkurtër dhe tmerrësisht shumë e shëndoshë dhe sot kam veshur taka për hir të bukurisë.
Mirela Milori: Sa e gjatë je?
Anisa Hysesani: Nuk e them. E kam qejf që më ftuat për këtë temë sepse e kam dhe përjetim personal. Unë kam ndjekur gjimnazin për Gjuhë të Huaja dhe ne e dimë që ky gjimnaz është mbajtur gjithmonë si gjimnazi i gocave shumë të paraqitshme dhe shumë të bukura dhe të gjitha ato makinat e bukura dhe të fundit aty qarkullonin, çunat që gjuanin gocat. Unë fillimisht nuk mund të them që asnjëherë nuk kam qenë e pandjeshme ndaj faktit që më stresonte që isha e shëndoshë, por nga ana tjetër njeri ka atë që quhet forca e karakterit dhe unë thashë që bukurinë dhe shëndetin mund ta menaxhosh së jashtmi dhe varet nga vullneti jot.
Gjithashtu edhe inteligjenca varet nga vullneti im. Fatmirësisht kam një familje shumë të mirë që gjithmonë më ka shtyrë drejt brendësisë sime sepse kemi vënë re që pasi mbarojnë studimet, diplomohemi, gjithmonë zbukurohemi më shumë. Kemi fituar një bukuri të brendshme për ata që kanë investuar përgjatë viteve të studimit.
Mirela Milori: Ishe e shëndoshë dhe e pakët në trup, a të penalizoi kjo?
Anisa Hysesani: Nuk mund të them që jo fillimisht, por nuk mund të them që më krijoi pasoja të mirëqena në personin tim apo në lidhjet shoqërore sepse njeriu e shikon veten ashtu siç do ta shohë dhe ia imponon tjetrit ta shohë ashtu siç ti e shikon veten.
Mirela Milori: Kanë kaluar shumë vite, si e kujton ti atë presion që ka ushtruar ajo që ishte më e mira e shkollës.
Anisa Hysesani: Unë në shkollë kam pasur disa emra që dhe sot janë personazhe publikë në fushën e spektaklit, kështu që patjetër që konkurrenca apo presioni ndjehej jashtëzakonisht shumë. Ti e kuptoje që vëmendja e të gjithëve fokusohej tek ajo dhe patjetër që të vinte keq.
Mirela Milori: Të vinte keq sepse ajo nuk ishte nxënëse e mirë, që ajo nuk kishte aq shumë tru dhe këta djem të gjithë peshkoheshin vetëm se ajo ishte e bukur.
Anisa Hysesani: E nisa pak më parë kur thashë sa është fuqija ndikuese e bukurisë? Për mua bukuia është jashtëzakinisht e shkurtër sepse e ke dëgjuar shpesh edhe shprehjet nëpër filma që thonë “ajo ishte shumë e bukur derisa filloi të flasë”. /tvklan.al