Sa herë që vjen gushti, Tomorri froni i perëndive siç njihej nga rilinadasit tanë të mëdhenj, dimensionohet, madhohet, konturet e tij rriten pa mbarim. Bashkë me malin rriten dhe dimensionohet më tej historia. Simboli i këtij vendi të shenjtë i Abaz Aliut dimensionohet dhe rritet më tej para syve të të gjithëve Shqipëria.

Çdo vit në Tomorr gjaku i kurbaneve rrjedh duke përkujtuar liftën e Qerbelasë, gjakun që u derdh për të, heronjtë, shenjtorin Abaz Aliun që erdhi në këtë vend për t’u mëkuar dhe për ta bekuar atë. Në këtë vend ku është shkruar dhe mëkuar historia, përpjekjet dhe luftërat e të parëve tanë.

Dede Reshat Bardhi: “Duke kujtuar me respekt jetën dhe veprën e Abaz Aliut, kujtimi i tij këtu në majë të Çukës së Tomorrit, na ka frymëzuar ne shqiptarëve të ruajmë diçka të shenjtë, dashurinë për të madhin Zot, dashurinë për atdheun.”

Mali i Tomorrit, u tha në përshëndetjen e presidentit të republikës Prof. Dr. Bamir Topit, se sot:

Agron Gjekmarkaj: “Mijëra shqiptarë janë ngjitur këtu në malin e Tomorrit për të nderuar kujtimin e shenjtorit Abaz Aliun dhe kjo është shenjë e forcës së besimit, prej së cilit ushqehet bektashizmi si simbol i shërbimit shpirtëror, i paqes mes njerëzve i vëllazërimit dhe mirësisë.”

Qindra pelegrinë, besimtarë, bektashianë, të krishterë nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kosova, Gjermania, Amerika vijnë këtu në Tomorr dhe korijet e tij pelegrinojnë për ditë të tëra. Kryhen të gjitha ritet e këtij mali dhe këtij vendi të shenjtë. Presin kurban për të marrë bekimin e këtij vendi, mirësinë e këtyre ditëve.

Gazetari: “Të mori babi apo erdhe vetë?”

Ildi Ibrahimi: “Jo erdha vetë, sepse do vazhdoj traditat e familjes time, sepse jam bektashi.”

Petrit Abedini: Është viti i 9 që vij bashkë me familjen time këtu, dhe dy djemve të mi u kam lënë amanet që edhe sikur të jem pa një këmbë dhe pa një dorë ata duhet të më sjellin  derisa të jem unë gjallë këtu.”

Por që pelegrinët të kryejnë ritet e tyre dhe këtu në lartësi të malit të Tomorrit, aty nuk u mungon shërbimi shëndetësor falas, i organizuar nga ministra e shëndetësisë dhe spitali Amerikan në Tiranë.

Blerim Saraçi: “Kemi ardhur këtu nga spitali Amerikan në mënyrë vullnetare për t’i shërbyer popullit që kryen ritet e pelegrinazhit këtu pranë teqesë së Abaz Aliut. Dhe mendojmë se jemi përpjekur të bëjmë një punë sa më rigoroze ndaj njerëzve këtu të cilët mund të kenë pasur dhe shumë probleme.”

Gazetari: “Keni pasur raste?

Blerim Saraçi: “ Raste ka pasur shumë, problemi i vetëm këtu qëndron për rrugët, të cilat për raste të rënda ne kemi shumë vështirësi. Duhet të shfrytëzojmë vetëm helikopterin se rrugët nacionale nuk mund të kryejnë punë do me thënë.”

Ditët e bukura të Tomorrit hijeshojnë më shumë lëndinat dhe korijet e tij. Ndriçojnë më shumë besimin e këtyre njerëzve që vijnë këtu nga të 4 anët, me dashurinë për këtë vend të shenjtë për paqe dhe mirësi./tvklan.al

Gazetar: Ferdinand Samarxhi