Besimtarët Myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë fillon në orët e para të mëngjesit, ku mijëra besimtarë falin namazin. Festimi i kësaj feste përbën festën më të madhe të mëshirës, të faljes mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Në Tiranë besimtarë të shumtë u mblodhën përpara xhamisë të Et’hem Beut për të falur namazin. Në kuptimin fetar kjo do të do të thotë t’i afrohesh Zotit, ku në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla, të cilat duhet t’ju serviren edhe miqve.
Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit, bëjnë kurban për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë Myslimane. Po kështu besimtarët myslimanë e nisën me falje të mëngjesit këtë ditë edhe në vende të tjera të vendit, duke ju falur festës së sakrificës dhe dhënies së ndihmës.
Sipas librit të Kuranit tradita e festës së Kurban Bajramit, lind në historinë e Ibrahimit,i cili vendosi të flijojë djalin e tij Ismail, për t’ju bindur urdhrit të Zotit, por Zoti nëpërmjet engjëjve Xhebrail i solli një dash Ibrahimit për ta bërë kurban./tvklan.al