Mbrojtësi, Jorgo Pëllumbi, gjeti rrugën e rrjetës në Hungari. Futbollisti korçar, shënoi golin e avantazh për Debrecen, në minutën e 8-të, në humbjen 3-2 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Nyiregyhaza.

Pëllumbi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe lojtar të rëndësishëm në formacionin e Debrecen.

24-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e skuadrës hungareze.

Rrugën e rrjetës, e gjeti edhe Xhuliano Skuka. Ish-sulmuesi i Partizanit, shënoi në debutimin me fanellën e skuadrës së Penafiel, në Kupën e Portugalisë, ndaj Tocha, sfidë të fituar me rezultatin 4-1.

Skuka u transferua te skuadra portugeze në merkaton e verës nga francezët e Metz. /tvklan.al