Pema polake e quajtur ndryshe si “Zemra e Kopshtit” ka fituar konkursin e Pemës Evropiane të vitit 2024. Pema rritet në kopshtin botanik të Universitetit të Wroclaw. Në konkurs u shfaqën dhe pemë mjaft unike nga vende të ndryshme.

Vendin e dytë e zuri “Ahu” i Bayeux në Normandi. I përhapur mbi 40 m gjerësi, qyteti ka ofruar mbështetje strukturore për ta mbajtur atë në këmbë.

Në vendin e tretë është Ulliri 1000-vjeçar i Lurasit në Sardenjë të Italisë. Vlerësohet të jetë midis 3,000 dhe 4,000 vjeç, është një nga ekzemplarët më të vjetër të ullirit të egër.

Ndërkohë në vendin e dhjetë u rendit gështenja e Wrexham në Acton Park të Mbretërisë së Bashkuar. Mendohet se pema është pothuajse 500-vjeçare dhe ka përballur shumë stuhi dhe i ka “mbijetuar” plaçkitjes për dru zjarri në Britaninë e pasluftës të viteve 1940.

Rezultatet e plota të konkursit mund t’i ndiqni në uebsajtin Tree of the Year.