Qindra pemë rreshtohen në rrugët dhe varrezat e kryeqytetit boshnjak të Sarajevës, një dhuratë nga punonjësit humanitarë japonezë, që festojnë paqen në vendin ballkanik gati tre dekada pas përfundimit të luftës.
Që nga viti 2002, një organizatë joqeveritare japoneze ka dhuruar 1750 pemë qershie Sakura në disa qytete të Bosnjës, duke vijuar traditën që filloi më shumë se një shekull më parë me dhurimin e pemëve të para të qershisë në Uashington.
”Për herë të parë erdha në Bosnje në vitin 1998. Ishte periudha pasi lufta në Bosnjë-Hercegovinë përfundoi dhe qyteti i Sarajevës u dëmtua rëndë. Doja t’i riktheja bukurinë këtij qyteti të mrekullueshëm të Sarajevës, kështu që më erdhën në mendje lulet e qershisë në Uashington dhe fillova të bëja plane për të dërguar pemë të qershisë në Sarajevë.”
Projekti më vonë u zgjerua në qytete të tjera anembanë Bosnjës. Por pasi importimi i pemëve Sakura nga Japonia u ndalua, ekspertët japonezë filluan të mësojnë boshnjakët për të shartuar bimë të reja nga pemët ekzistuese.
Çdo vit, një ekspert japonez vjen për të trajnuar boshnjakët se si të shartojnë dhe kultivojnë pemët e qershisë.
Klan News