Roma barazoi 2-2 ndaj Bolognas në transfertë, në sfidën e javës së 20-të në Serinë A. Verdhekuqtë shmangën humbjen vetëm në minutën e 98-të, falë një penalltie.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol për miqtë. Alexis Saelemaekers i dha avantazhin Romës në minutën e 58-të, duke shënuar pas një asisti të Kone.
Megjithatë Bologna përmbysi gjithçka shumë shpejt. Dallinga barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa Ferguson realizoi të dytin për vendasit katër minuta më vonë.
Në minutën e 98-të, arbitri akordoi penallti për Romën, e cila u kthye në gol nga Dobyk, për të shmangur humbjen e miqve.
Me këtë barazim, Roma mban vendin e 10-të me 24 pikë, ndërsa Bologna renditet në vendin e shtatë me 29 pikë. /tvklan.al