Pep Guardiola jep premtimin. Trajneri kërkon të pushojë, por pasi të ketë përfunduar marrëdhënien e tij me Manchester City.
“Nuk do të trajnoj më një klub tjetër pas Manchester Cityt”.
Kjo është deklarata gjatë një bisede në podcastin e kuzhinerit spanjoll, Dani Garcia. Trajneri katalanas, i cili është në stolin e Cityzens që nga viti 2016 dhe me një kontratë të saporinovuar deri në vitin 2027, gjendet në një situatë të vështirë.
Skuadra e tij nuk po merr rezultatet e mëparshme. Nuk po bën lojë të bukur dhe marrëdhëniet e teknikut me tifozët janë në një moment tension.
“Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Manchester City dhe të shkoj në një vend tjetër për të bërë të njëjtën gjë që po bëj tani. Ndoshta një ekip kombëtar, por është ndryshe.”
Guardiola në muajt e fundit kishte folur edhe për mundësinë e qëndrimit edhe në rast të rënies së Cityt nga kategoria pas shqyrtimit të 115 shkeljeve të mundshme të Fair Play Financiar të kryera në 14 vite nga klubi i City Football Group.
Tv Klan