Shqipëria po kthehet në një destinacion të turizmit gjithëvjetor. Por sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, sezoni veror, ndryshe nga Pranvera dhe Vjeshta, nuk solli rritjen e pritshme të numrit të turistëve. Madje sipas tij, turet kulturore për 2024 do të mbizotërojnë.
Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar: Ndërkohë që ka rritje të numrit të turistëve nëpër turet kulturore, ka rritje të numrit të turistëve për zonat malore apo rurale kemi një rënie të numrit të turistëve për zonat bregdetare. Këto që vijnë për ture kulturore mendoj që janë numri më i madh se i atyre që kanë ardhur për pushime verore.
Në Vjeshtë, vendi ynë preferohet shumë sidomos nga turistët gjermanë dhe ata italianë.
Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar: Tregu italian një pjesë e mirë vijnë në mënyrë individuale nuk vijnë me agjenci ndryshe nga tregu gjerman. Vijnë shumë dhe akomodohen nëpër shtëpia pritëse për ture kulturore. Ka nga vendet nordike dhe patjetër edhe nga Europa Qendrore që janë le të themi tregjet më tradicionale dhe më të konsoliduar që vijnë në Shqipëri.
Tirana është qyteti me 12 muaj turizëm, hotelet të rezervuara deri në fund të vitit.
Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar: Sidomos ata qytete që janë më të frekuentuar që janë Gjirokastra, Berati, Saranda, Tirana po e po sepse Tirana është e vetmja që ka pas një rritje gjatë gjithë vitit. Kontaktet që kemi me hotelet e Tiranës janë thuajse të rezervuara deri në fund të vitit dhe mund të jetë pothuajse destinacioni i vetëm që tashmë është kthyer në një destinacion gjithëvjetor.
Në periudhën Janar – Gusht, në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT kanë hyrë 8.5 milionë turistë të huaj duke pësuar një rritje me rreth 19% në krahasim me të njejtën priudhë të vitit të shkuar.
Klan News