Young Zerka merr pjesë për të dytin vit radhazi në spektaklin muzikor “X Factor Albania”. Në rolin e anëtarit të jurisë, por dhe mentorit të grupit “miks”, ai ndan pak nga emocionet e netëve live të spektaklit.
Duke shprehur falenderimet për drejtueset e programit, në “Rudina” në Tv Klan, ai tregoi përgjegjësinë dhe vështirësinë që hasin anëtarët e jurisë përpara zërave të talentuar. Dilema për të zgjedhur mes të talentuarve më të mirin dhe mënyra e komunikimit për Young Zerkën janë vështirësitë më të mëdha që ai has gjatë spektaklit.
Young Zerka: Në radhë të parë dua të falenderoj Verën dhe Alketën që kanë bërë një punë marramendëse dhe gjithashtu jurinë sepse nuk është e lehtë dhe për ne. Sepse ndryshe e dëgjojmë ne art, ndryshe dëgjohet nga jashtë. Dhe ne kemi një lloj peshe që të bëjmë atë gjykimin. Janë momente shumë të vështira.
Rudina Magjistari: Ndoshta ia keni marrë pak dorën tani.
Young Zerka: Po patjetër!
Rudina Magjistari: Ku duhet të thoni “jo”, eliminohet, s’eliminohet.
Young Zerka: Është pak e vështirë ajo pjesa e eliminimit.
Rudina Magjistari: Po keni krijuar imunitet.
Young Zerka: Mundohemi që të mos e “vrasim” konkurrentin kur t’ia themi. Për mua të gjithë janë të talentuar, por për mua ajo skenë e madhe si “X Factor” të jep shumë emocione si çdo skenë. Skenat e mëdha kanë atë emocionin e vet. Edhe artistin e këngës ta marrësh dhe ta vendosësh në atë skenë përsëri do të ketë emocione./tvklan.al