Nga konkurrimi në “Këngën Magjike” e më pas te karriera muzikore, biseda në “Aldo Morning Show” në Tv Klan me Lorenc Hasramën shkoi edhe përtej, tek dëshirat. Jo, nuk bëhet fjalë për dëshirat lidhur me muzikën, por për ato  ‘të fshehurat’ që shpreson t’i ketë në të ardhmen. Për herë të parë, Lorenc Hasrama thotë me zë të lartë dëshirën e tij më të madhe, “më të rëndësishme se sa muzika”.

Aldo: Cila është diçka që mbase s’e ke thënë kurrë me zë të lartë, që do të doje të arrije në të ardhmen?

Lorenc Hasrama: Që doja të arrija unë?

Aldo: Jashtë muzikës them.

Lorenc Hasrama: Nuk e di. Me zë të lartë?

Aldo: Që s’e ke thënë kurrë me zë të lartë.

Lorenc Hasrama: Dëshirë e imja? Një familje e madhe.

Aldo: Familje e madhe!

Lorenc Hasrama: Po. Është shumë më e rëndësishme se sa muzika.

Aldo: Familja e madhe e ke edhe s’e ke në dorë xhanëm, por…

Lorenc Hasrama: Po mirë a më the “dëshirë”? Unë do e tentoj, pastaj…

Aldo: Në ç’kuptim familje e madhe, me shumë fëmijë?

Lorenc Hasrama: Të bëjmë ca kalamaj, pastaj familje të madhe kam prapë unë, edhe njerëzit që kam afër, edhe shoqërinë që kam afër.

Aldo: Gjithnjë me të njëjtën bashkëshorte po thua?

Lorenc Hasrama: Po, po, absolutisht./tvklan.al