Manchester City do të presë Real Madridin në “Etihad Stadium” në sfidën çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampioneve. Takimi i parë në “Bernabeu” u mbyll me rezultatin 3-3. Për anglezët shënuan Silva, Foden dhe Gvardiol, kurse për spanjollët Rodrygo dhe Valverde.
City nuk është mposhtur në tri takimet e fundit kundër “Los Blankos”, të cilël suksesin e fundit ndaj ekipit të Pep e kanë marrë në maj të 2022-it. Në sfidat mes tyre, anglezët kanë 8 fitore dhe 4 humbje.
Për Citysens është dalluar Erlign Haland me 6 gola në Ligën e Kampioneve. Ndërsa te “Galaktikët” janë dalluar Rodrigo dhe Bellingam me nga 4 gola në Champions në këtë sezon.
Të dyja skuadrat e kanë gjetur golin në çdo ndeshje të luajtur në këtë sezon në Europë. Në 4 sfida të luajtura në shtëpi në kompeticon, City i ka fituar të gjitha me 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.
Por edhe Los Blancos kanë fituar në sfidat jashtë, ndërsa synojnë të shkojnë në 7 sfida si të pamposhtur në Europë. Në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ekipi i Pep ka fituar 4 dhe ka barazuar 2. Ata janë shënuar 18 herë dhe janë ndëshkuar 7 herë. Galaktikët kanë triumfuar në 4 e kanë barazuar në 2 nga 6 sfidat e fundit, me 15 rrjeta të realizuara dhe 5 të pësuara.
Klan News