Manchester City do të presë Real Madridin në “Etihad Stadium” në sfidën çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampioneve.
Takimi i parë në “Bernabeu” u mbyll me rezultatin 3-3. Për anglezët shënuan Silva, Foden dhe Gvardiol kurse për spanjollët Rodrygo dhe Valverde. City nuk është mposhtur në tri takimet e fundit kundër “Los Blankos”, të cilët suksesin e fundit ndaj ekipit të Pep e kanë marrë në maj të 2022-it.
Në sfidat mes tyre, anglezët kanë 8 fitore dhe 4 humbje. Për Citysens është dalluar Erling Haland me 6 gola në Ligën e Kampioneve.
Ndërsa te “Galaktikët” janë dalluar Rodrigo dhe Bellingam me nga 4 gola në Çempions në këtë sezon. Të dyja skuadrat e kanë gjetur golin në çdo ndeshje të luajtur në këtë sezon në Europë.
Në 4 sfida të luajtura në shtëpi në kompeticion, Siti i ka fituar të gjitha me 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Por edhe Los Blancos kanë fituar në sfidat jashtë, ndërsa synojnë të shkojnë në 7 sfida si të pamposhtur në Europë.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ekipi i Pep ka fituar katër dhe ka barazuar dy. Ata janë shënuar 18 herë dhe janë ndëshkuar shtatë herë. Galaktikët kanë triumfuar në katër e kanë barazuar në dy nga gjashtë sfidat e fundit, me 15 rrjeta të realizuara dhe 5 të pësuara.
Klan News