10 mijë palë të brendshme që u përdorën në videoklipin e ri të Charli XCX dhe Billie Eilish u dhuruan për bamirësi.
Bashkëpunimi ‘remix’ i këngës “Guess” u publikua të enjten mbrëma dhe në një moment, Billie hyn në një festë me një buldozer, e rrethuar nga mijëra të linjta.
Në fund të videos, shfaqet një njoftim që shpjegon se të gjitha të brendshmet e papërdorura do t’i dhurohen I Support The Girls.
Organizata e vendosur në SHBA punon për të shpërndarë të brendshme dhe produkte të ciklit menstrual te gratë në të gjithë botën që janë viktima të dhunës familjare, të pastreha apo në vështirësi ekonomike.
Organizata ka deklaruar se i ka marrë veshjet dhe tashmë ndodhen në një magazinë. Themeluesja Dana Marloëe shprehu vlerësimin e saj për gjestin e vajzave.
“Charli XCX dhe Billie kryesojnë në muzikën e tyre dhe po tregojnë që gratë i mbështesin gratë. Ato janë në krye të një mali me reçipeta, të industrisë së tyre dhe nuk harrojnë që ka organizata që mund të bëjnë diçka me materialet shtesë që përdoren në një videoklip”, tha ajo për BBC Newsbeat.
Madje ajo shtoi se një pjesë e mirë e veshjeve janë edhe “ekstravagante”.
“Guess” është bashkëpunimi i dytë ‘remix’ i albumit “Brat” për Charlie, por për Billie është diçka e rrallë sepse kjo është hera e saj e parë që bën duet me një artist tjetër pas 6 vjetësh.
Megjithatë duket se artistja e ka përjetuar shumë mirë të gjithën pasi ndau në rrjetet sociale një falenderim publik për Charlie, duke i thënë se “ndihet e nderuar” për këtë projekt./tvklan.al