Një foshnjë ka vdekur në një spital të Essex, Britani, pasi gjatë lindjes ishte përdorur “forcë e tepërt” nga mjekët, duke i shkaktuar dëmtime në tru.
Sipas asaj që shkruan The Sun, Frederick Terry vdiq rreth 40 minuta pasi lindjes në një nga spitalet e Mid dhe South Essex Trust, më 16 nëntor 2019.
Nëna e foshnjes kishte pësuar një hemorragji, ndërsa pasi ishte dërguar në spital, mjekët kishin përdorur me forcë një pincë, instrument metalik të lakuar të dizajnuar për t’u përshtatur rreth kokës së një fëmije.
Inspektorët e Komisionit të Cilësisë së Kujdesit, edhe më parë kishin ngritur shqetësime serioze në lidhje me shërbimet e materniteteve pas një serie me tragjedi. Përfshirë vdekjen e një nëne nga hemorragjia, pas lindjes në një nga rrjeti i spitaleve të Mid dhe South Essex Trust.
Në letrën e një prej doktorëve, dërguar në mirëbesim te shefat e spitalit, ishte shkruar se: “Foshnja Frederick Joseph Terry u lind me prerje cezariane pas një përpjekjeje të dështuar me pincë dhe vdekja u konfirmua pas 40 minutash përpjekjesh për ta mbajtur në jetë”.
Inspektorët në muajin Shtator kishin bërë një vizitë të paparalajmëruar në një nga spitalet, por kanë raportuar se ka akoma “shqetësime sigurie” dhe se rekomandimet nuk po ndiqen siç duhet./tvklan.al