Hudhra është e shkëlqyer për rritjen e flokëve. Ndihmon në zvogëlimin e rënies së flokëve, nxit rigjenerimin e flokëve të rinj, largon toksinat e dëmshme nga koka, rrit cilësinë e flokëve dhe përforcon rrënjët e tyre.
Hudhra ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, e cila redukton rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e flokëve.
Hudhra gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore që ndihmojnë në trajtimin e zbokthit.
Mënyra më e thjeshtë për të përdorur hudhrën në flokët tuaj është që në shampon tuaj të shtoni një copë karafil dhe dy thelpinj hudhër. Nuk duhet ta përdorni më shumë se dy herë në muaj. Karafili përdoret për të hequr erën e hudhrës. Në shampo mund të hidhni edhe mjaltë, sepse ndihmon shkëlqimin e flokëve.
Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë, si ushqimi më i mirë kurues. Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj.
Ajo është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminën C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 % insulinë. Është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterolit në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterolit, përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u zbulua se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 %.
Lëngu i hudhrës gjithashtu, jep një ndihme të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, derisa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim behet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.
Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bere nga dietologët holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vite më shumë se të tjerët, qe s’e konsumojnë këtë produkt.
Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë, ashtu edhe të thatë. Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelbi hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten.
Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Një studim i kryer nga studiues amerikanë, provoi se përbërësit e hudhrës mund të shkatërrojnë 14 lloje të ndryshme bakteresh./tvklan.al