Hyrja e Bashkisë së Kamzës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Ka qenë ish-kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, që ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e momentit.
Siç duket në video, zjarri ka ndodhur në strehën e hyrjes së godinës. Aty ndodhen dy persona që po përpiqen që të shuajnë flakët.
Njëri prej tyre tenton që të hapë derën e godinës, por pa sukses duke qenë se administrata është pushim sot. Pritet që në vendin e ngjarjes të shkojë zjarrfikësja.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit./tvklan.al