E djathta ekstreme në Rumani ka katër ditë kohë për të gjetur një emër tjetër që do të zëvendësojë kandidatin pro-rus për president Calin Georgescu.

62-vjeçari kandidoi si i pavarur në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, të cilat u anuluan në Dhjetor nga Gjykata e Lartë e vendit për shkak të financimeve të padeklaruara të fushatës dhe dyshimit për ndërhyrje nga Rusia në favor të tij.

Georgescu paraqiti kandidaturën e tij të premten, por Komisioni Zgjedhor nuk e regjistroi si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Maj. Komisioni argumentoi se 62-vjeçari nuk i përmbushte  kriteret për t’u regjistruar në zgjedhje.

Për analistin Radu Magdin, situata politike në Rumani mund të krahasohet me një “telenovelë” që ska fund.

“Unë mendoj se të gjithë janë të lodhur sepse kjo është si një telenovelë e pafundme   e cila po vazhdon që nga nëntori, dhjetori. Dhe ne duhet ta mbyllim këtë proces  nga mesi i Majit dhe të rifillojmë, nuk do të thoja  domosdoshmërisht  ti rikthehemi normalitet, sepse vendi ynë ka ndryshuar shumë në një vit e gjysmë”, tha Radu Magdin.

Ai e ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor në Gjykatën e Lartë, e cila pritet ta lërë në fuqi. Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe nuk mund të kundërshtohet.

Klan News