Lajme Arkiva 2003

Ka përfunduar tmerri për fatin e pengut 20 vjeçar Klajdi Shehu nipi i njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend.

Klajdi Shehu: Pasi përshkuam dy orë në këmbë me dy persona në krah dhe unë i maskuar dhe me pranga kemi kaluar një teren shumë të vështirë, unë nuk mund të shikoja gjë, por çfarë ndieja dhe kam pasur një frikë shumë të madhe se më shkonte në mendon se aty mund të më eliminonin të më vrisnin më qartë. Kur gjatë kësaj rruge më thanë mos ki frikë se do të shkosh në shtëpi. Por të them të drejtën nuk u besoja këtyre fjalëve, deri në momentin që ata më thane ik dhe përsëri nuk i besova. I pyeta përsëri të iki pa e kthyer kokën pas, pasi më hoqën maskën dhe më thanë të iki atëherë vazhdova rrugën.

Pas katër ditësh peng rrëmbyesit e kanë liruar glajdi shehun dhe mesa duket e kanë lënë pikërisht këtu në rrugën e Kaninës siç quhet. Djali mban mend që është liruar nga rrëmbyesit në një rrugë të paasfaltuar e me shumë gropa. Më pas ka ecur në asfalt në këmbë pa guxuar ta kthejë kokën pa guxuar ta kthejë kokën mbrapa dhe ka arritur ashtu siç ishte me pranga për të trokitur në shtëpinë e parë pak më poshtë.

Banor: Ora ishte 12:15 pas mesnatës dhe unë po flija gjumë dhe kur ndiej zhurmën e portës që ra menjëherë vajta te citofoni i portës. Për momentin u tremba se ishte një orar mesnate pastaj kur më tha jam djali i Sulos që më kanë marrë peng menjëherë kam marrë celularin, i flisja djalit e njëkohësisht edhe atyre të shtëpisë i hapëm portën dhe e futëm brenda. Ishte me pranga. E pyeta nga erdhe. Kishte ardhur nga këtej lart me një thes në kokë, i tronditur, dyll i verdhë dhe me pranga në dua. I thash ti hiqnim po ishin me çelës policie nuk i zgjidh asnjëri. Erdhën ata të familjes këtu shumë të emocionuar.

Përpara se të shkonte në shtëpinë e tij ka qenë policia që ka mbajtur për disa orë 20 vjeçarin për ta pyetur për të gjitha detajet e rrëmbimit. Telefoni në familjen Shehu bie vetëm për të përcjellë urimet për djalin që u kthye shëndosh, ndërsa e ëma e 20 vjeçarit që prej 4 ditësh nuk dihej nëse ishte i gjallë apo i vdekur tashmë falënderon zotin dhe të gjithë ata që morrin pjesë në shqetësimin për fatin e djalit të saj.

Nëna e Klajdit: Falenderoj me gjithë shpirt Zotin, jam shumë e lumtur që kam Klajdin më ka ardhur këtu pranë shumë mirë. I falenderoj të gjithë./tvklan.al