Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare, zhvilloi stërvitjen e radhës, për ndeshjen me Çekinë në Ligën e Kombeve.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.
Seanca e sotme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.
Të premten, Kombëtarja shqiptare do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, e cila është planifikuar të luhet më 16 Nëntor.
Takimet e Shqipërisë, ndaj Çekisë dhe Ukrainës, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al