Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas natës së parë shqiptare sonte në mbrëmje këndon këngëtari i cituar në shtyp me fytin e artë Demis Rusos, pritet të dal përpara publikut shqiptar. Nga organizatorët e koncertit është zyrtarizuar tashmë qëllimi i tij. Gjithçka do të nisë në orën 20:10 minuta. Pas një marërveshje me Rusos dhe RTVSH, për një shtyrje prej 10 minutash nga edicioni i lajmeve tashmë orari është bërë publik.

Një fazë e gjatë njohje e Rusosit me akustikën e sallës si dhe instalimi i fonisë nga teknikët e Alfa Sound, kompania e njohur europiane e zërit ka qenë në orët e paradites sot në pallatin e kongreseve. Demis Rusos është kujdesur përgjithçka duke kërkuar garanci për orët e mbrëmjes përball nostalgjikëve shqiptar.

Për të pasur prova të qeta minitria e Kulrurës inicuese e këtij aktiviteti është kujdesur që në sallë të mos ketë pasur fansa përgjat orëve të paradites. Ka provuar sot skenën dhe Bojken Lako, kantautori i ri shqiptar i evidentuar si një nga talente e këngës do të jetë i pari që do të këndoj sonte pas një përshëndetje të ministrit Rama. Kjo ka qenë dhe atmosfera përgjatë paradites. Nga jashtë flitet që çmimi i biletës të ketë arritur deri në 4 mijë lekë të reja. Ky çmim ka për të privuar nga dëshira fansat e mbetur jashtë Pallatit të Kongreseve për të parë idhullin e tyre në mbrëmje sonte në sallë./tvklan.al