Pushuesit që do të zgjedhin këtë verë plazhin e Shëngjinit, nuk do të vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të zonës janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka pritet të jetë gati në 1 qershor.
Sipas banorëve dhe operatorëve turistik ky investim do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve.
“Unë nuk një banesë dhe jetoj këtu. Uji i pijshëm ka ardhur kjo është më e rëndësishmja.”
“Sivjet besoj jemi më mirë se vitet e tjera, është bërë ujësjellësi i Shëngjinit një ndër pikat kyçe të plazhit.”
Kolec Grizha: “Tubacionet e ujësjellësit këto ditë po përfundojnë dhe kanë përfunduar që për Shëngjinin ka zgjidh në mënyrë definitive problemin shumë madhor të uji.”
Për drejtuesit lokale problem mbetet Rruga e Kunes që përshkon vijën bregdetare të Shëngjinit. Për këtë sezon ajo do ti nënshtrohet një rehabilitimi të pjesshëm, ndërsa rikonstruksioni i plotë i saj pritet të fillojë në muajin shtator.
Kolec Grizha: “Sivjet në këtë periudhë do mjaftojmë me këtë riparimin e pjesshëm, me shtrimin e çakullit, me mbulimin e gropave dhe me mbajtjen pastër sa më të pastër të plazhit.”
Ashtu si dhe në plazhet e tjera të vendit edhe ne bregdetin e Shëngjinit nuk janë të paktë pushuesit që po e frekuentojnë atë.
Përgatitjet për sezonin e turistik vijojnë edhe ne bregdetin e Durrësit. Rreth 3.2 kilometra vijë bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa i është nënshtruar plugimit, frezimit dhe dezinfektimit. Sipas kryebashkiakut Vangjush Dako me heqjen e leshterikëve dhe mbeturinave te tjera, hapësira e plazhit do të jetë tërësisht e pastruar brenda datës 1 qershor./tvklan.al