Një ditë pas publikimit të audiopërgjimeve të reja të dosjes 184 nga gazeta gjermane Bild, pjesë e të cilave ishte edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit ka reaguar duke kërkuar ndjesë për fjalorin.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri shkruan: Ndjesë çdo qytetari për fjalorin aspak të përshtatshëm që u dëgjua në një bisedë private ku merrja pjesë. Shumë nga këta që bëjnë moral në politikë, media e portale, fjalorin e atillë e shumë më tepër se aq e kanë të shkruar në ballë, në vendime qeverie, në akte publike a sjellje të përditshme. Por përsëri ç’u dëgjua prej meje nuk përputhet kërkund me vlerat që duhet të tregojmë, qoftë edhe në jetën a bisedat private.

Përpos kësaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo çdo lloj manipulim tjetër. E po kështu, asnjë veprim i imi, në një fushatë si ajo e Dibrës ku nuk kam marrë pjesë asnjë ditë, në cilëndo mënyrë. Përkundrazi, agresorët e atëhershëm me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lëkurë qingji.

Ndaj mos harro kurrë! Ata që bëjnë moral sot, të kanë vrarë shpirtin e trupin dje! Ata që bërtasin sot për moral, të kanë vjedhur në xhep dje.  Ata dje e skuthat sot, duan ende të të vrasin shpirtin e të të vjedhin keq e më keq, bashkë me të ardhmen e fëmijëve! Ndjesë sinqerisht për fjalorin!

Përgjimi:

Në përgjimin e tretë të ri, është përgjuar biseda e shefit të komisariatit të Dibrës në atë kohë, Robet Aga, i cili komunikon me deputetin e PS Xhemal Qefalia. Ky i fundit i thotë se është në një takim me Kryeministrin dhe ministrat. Më pas, Qefalia i nxjerr në telefon Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri dhe deputetin Ulsi Manja.

Përgjimi 3:

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat. /tvklan.al