Funksione të reja të personalizuara për menaxhimin e kohës në aplikacion, vizibilitet mbi kontaktet e adoleshentëve dhe një instrument për shkëputjen nga rrjeti në mbrëmje. Këto janë masat e reja që ka ndërmarrë TikTok për adoleshentet dhe familjarët e tyre, për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe pozitiv në rrjet.
Funksionalitetet e reja paraprakisht janë diskutuar dhe këshilluar me prindër dhe ekspertë për një kontroll më efikas dhe për të pasur sjellje në rrjetet sociale të ekuilibruara.
Ndër të rejat e vendosura, do të jetë edhe pushimi i ekranit që lejon prindërit të impostojnë kufizime të personalizuara për të bllokuar aksesin adoleshentëve në fasha orare të caktuara. Gjithashtu prindërit mund të monitorojnë kë ndjekin fëmijët në këtë rrjet social, kush i ndjek dhe cilat account-e kanë bllokuar.
Po ashtu do të ketë më shumë informacione në muajt në vijim, pasi të bëhet e mundur dhe e dukshme kur një adoleshent shënon një video si të papërshtatshme, do të lajmërohet në të njëjtën kohë me një sinjal edhe prindi. E fundit është kufizimi i orarit, që parashikon që pas orës 22:00, lidhja të ndërpritet nga një funksion i ri, për të favorizuar pushim nga aplikacioni e ekrani digjital.
Klan News