Qyteti i Dibrës përkujton 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Dibrës, i thirrur më 23 Korrik të vitit 1909, nga xhonturqit me qëllimin e vetëm që të hidhte poshtë vendimet e rëndësishme te Kongresit te Manastirit, mbajtur në Nëntor të 1908, për bashkimin gjuhësor kombëtar në një Alfabet të njësuar, atë me germa latine, që e trashëgojmë edhe sot.
Me një ceremoni ku merrnin pjesë zv. kryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, dhe kryetari i Komunës Dibër, Argëtim Fida, deputetë nga Shqipëria e Kosova u zbulua memoriali kushtuar alfabetit te shqipes.
Argëtim Fida: “Këtu në Dibër, u vendos jo vetëm ajo që kish mbetur e papërfunduar në kongresin e Manastirit, por nisën edhe konturat e para të ndërtimit të shtetit kombëtar.”
Më pas të ceremonia vijoi me një ekspozitë pikture dhe një simpozium letraro-artistik mbi vlerat e Kongresit të Dibrës.
Abdilaqim Ademi : “Ky kongres pra mund të themi lirisht që vendosi pastaj edh themelet e një shteti shqiptar sepse u vendosën ose u konkludua që të vazhdohet me shkollën shqipe, që shërbimi ushtarak të pastaj taksat dhe tatimet që grumbulloheshin nga popullata lokale të ngelen këtu.”
Në fund një koncert i organizuar enkas për këtë ditë të shënuar ku zëra të njohur si Kastriot Tusha u dedikuan dibraneve këngë të ndryshme mes te cilave edhe “Marshin e djelmënisë Dibrane”. /tvklan.al