Huliganët holandezë kanë plagosur pesë tifozë të Anglisë pas disa incidentesh në lokalet e Dortmundit, qytetit ku zhvillohet gjysmëfinalja.
Shkak i përleshjeve raportohet se ishte tentativa e huliganëve holandezëve për të marrë flamurin e “Saint George”, flamurin anglez.
Sipas “DailyMail”, në platformën X janë shfaqur video të grupeve të njerëzve të veshur me bluzat portokalli të “Oranje” teksa hedhin stola jashtë restorantit Sausalitos në Gjermani, përpara ndeshjes gjysmëfinale.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka dhe grupe huliganësh në mesin e dhjetëra-mijëra tifozëve holandezë të pranishëm në Dortmund. Policët britanikë këshilluan tifozët e Anglisë të qëndrojnë në zona ku ka prani të madhe të forcave gjermane të rendit, në mënyrë për të pasur mbrojtje prej tyre.
Një anëtar i stafit të barit në restorant pretendoi se përleshja shpërtheu pasi tifozët holandezë u përpoqën të vidhnin një flamur nga mbështetësit e Anglisë.
Netherlands fans attacking a pub full of England fans… 🏴🇳🇱👊 pic.twitter.com/jPoH4vCmOg
— Football Fights (@footbalIfights) July 10, 2024
Sipas “DailyMail”, referuar të pranishmëve, kishte provokime nga të dyja palët e tifozëve.
“Holandezët u thoshin anglezëve se do të shkonin në shtëpi dhe do të humbnin sonte. Pastaj pashë tifozët holandezë duke u përpjekur të merrnin flamurin e Anglisë dhe atëherë filluan telashet. Tifozët holandezë filluan të hidhnin sende, karrige dhe shishe dhe më pas tifozët e Anglisë u kundërpërgjigjën”- tha një dëshmitar për “DailyMail”.
/tvklan.al