Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Përleshje mes trupave të NATO-s dhe shqiptarëve etnik, në qytetin e Mitrovicës. Paqeruajtësit e NATO-s përdorën sot gazlotsjellës ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët gjuanin me gurë në qytetin e trazuar kosovar. Dy autoblinda me francezë iu ishte vënë zjarri, më pas ato shpërthyen.
Rreth dy mijë demonstrues shqiptarë u mblodhën për të protestuar ndaj vrasjes së djeshme të një djali 15 vjeçar shqiptar. Vrasje për të cilën shqiptarët fajësojnë serbët. KFOR-i ndërhyri me forcë në momentin që shqiptarët tentuan të kalonin urën ndarëse të qytetit. Ushtarët arritën ta shpërndajnë turmën, por disa dhjetëra protestues u kthyen përsëri dhe filluan të qëllonin me gurë.
Ndërkohë 200 serb u mblodhën në anën tjetër të urës, duke provokuar shqiptarët. Një zëdhënës i KFOR-it tha, se dy automjetet e NATO-s ishin djegur. KFOR-i ka rritur praninë e tij në qytet dhe ka vendosur ndalim qarkullimin./tvklan.al