Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dy shqiptarë janë vrarë dhe një është plagosur në përleshjet mes serbëve në qytetin e ndarë kosovar të Mitrovicës. Sipas KFOR-it, shqiptarët dhe serbët përdorën edhe granata në lagjen boshnjake të qytetit, që gjendet në pjesën veriore, kryesisht serbët e Mitrovicës. Shkaku i përleshjes më të fundit mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është përcaktuar, po Mitrovica ka parë disa skena të tilla që nga Qershori i 99.

Ndërkohë është tensionuar dhe situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ushtria Jugosllave Njoftoi për një ushtar të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur nga shpërthimi i një granate. Qeveria jugosllave i bëri thirrje OKB-së, për ndihmë. SHBA i dënuan aktet e dhunës në kufi dhe i kërkuan autoriteteve serbe të tregohen të përmbajtura. Ndërkohë forcat e KFOR-it kanë rritur patrullimet në zonën kufitare në përpjekje për të ndalur një trafik armësh nga Kosova në Kosovën Lindore./tvklan.al