Zana Çela, drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Përveç shfaqjeve të reja të TOB, Çela tregoi edhe për lidhjen e saj me fshatin ku ka kaluar fëmijërinë, Petrelën. Po ashtu gjatë emisionit Çela tregoi edhe për marrëdhënien me të birin, Dori dhe mori për herë të parë edhe një mesazh prej tij.

“Është e vështirë të përmbledhësh në pak çaste të gjitha fjalët që do të thuash për një njeri kaq të afërt, por me kalimin e moshës mendoj se njeriu arrin të vlerësojë me më pjekuri figurën e mamasë përtej lidhjes. Në këtë kontekst mendoj se Zana është njeri shumë i fortë, këmbëngulës dhe energjik. Unë nuk mund të gjej një model më të mirë të femrës dhe të nënës”,

tha Dori.

https://youtu.be/qVNZjB7nZZw?t=25m29s

Ndërkohë Çela e përlotur nga fjalët e të birit tha se vlerësimi i tij për të është vlerësimi më i madh që mund të marrë.

“Kjo ishte surprizë sepse Dori dhe bashkëshorti im asnjëherë nuk kanë dalë në media. Ata gjithmonë kanë qenë të tërhequr dhe nuk duan të ekspozohen. Janë njerëz të heshtur dhe asnjë foto nuk pranojnë ta bëjnë publike. Nuk ka fjalë më të bukura dhe vlerësim më të madh se sa vlerësimi që të jep fëmija. Jam vërtetë shumë e mbushur, jo sepse nuk i di fjalët e bukura që Dori më thotë, por vlerësimi që të jep fëmija të mbush. U lotova tani”

tha drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit.

/tvklan.al