Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar fushatën elektorale duke takuar personalisht qytetarët e Pukës.
Nënkryetarja e demokratëve ka biseduar me zgjedhësit për mundësitë e investimeve në infrastrukturë, bujqësi dhe çeljen e vendeve të reja të punës.
“Për katër vjet se kena bo për 90 vjet. Nuk është bërë puna si është bërë puna tash 4 vjet që ka bërë Sali Berisha. Prandaj kush është ai që ka sy me pa, vesh me dëgjuar, gojë me fol, mendje me mendu duhet të mendojë mirë me datë 28 të gjithë votat Partisë Demokratike, për të vetmen arsye se e tregoi veten edhe para botës”.
Topalli u ndal edhe në biznese të vogla e të mëdha qe zhvillojnë aktivitetin në Pukë./tvklan.al
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qene ne Kamzë ne kuadër te fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Kreu i PR-se i shoqëruar nga kandidati për deputet, Bashkim Gjoka, deklaroi se vota për koalicionin e djathte do te jete vula për një te ardhme te sigurte për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian.
Fatmir Mediu: “Votoni Partinë Republikane! Votoni numrin 16. Ne kemi përgjegjësi maksimale që të shikojmë përpara, sepse Zoti i madh na thotë të vazhdojmë përpara, sepse të gjithë ne kemi një ëndërr për të vazhduar përpara dhe duam që të bëhemi shqiptarë me dinjitet të lirë brenda një Evrope dinjitoze dhe të lirë, pra do të jemi të gjithë së bashku motra dhe vëllezër së shpejti vend anëtar i Bashkimit Evropian”./tvklan.al
Kandidati i Partisë Demokratike ne qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, tha në një takim me banorët e fshatrave Dushk dhe Dragot se ideja e Ramës për ministri për fshatin është vetëm një mundësi për të punësuar militantët.
Basha bëri të ditur projektet e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme për zhvillimin e zonave rurale.
Lulzim Basha: “Sot zotohem për asfaltimin e plotë të rrugës nga kjo qendër e fshatit deri në lidhjen me rrugën kryesore. Ne angazhohemi fuqimisht që përveç infrastrukturës që lidh komunat dhe qendrat e komunës, fshatrat me njëra-tjetrën, të ndërtojmë rrugët që çojnë fshatarët tek ara, të ndërtojmë sistemin e ujitjes dhe sistemin e vaditjes në mënyrë që fshatarit djersa t’i kthehet në bereqet në standardin evropian”./tvklan.al
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, gjatë një takimi që zhvilloi me banoret e Roskovecit, premtoi 5-fishimin e financimeve në bujqësi.
Gjate fjalës se tij Olldashi tha se në mandatin e dytë, qeveria e PD-së do të 5-fishojë investimet për bujqësinë dhe do të stimulojë prodhimin duke shtuar dy skema të reja subvencionimi.
Sokol Olldashi: “Do të investojmë për bujqësinë, pesëfishi i asaj që kemi investuar për katër vitet e shkuara. Do ta realizojmë duke shtuar dy skema të reja subvencionimi. Për sipërfaqe të mbjellë ne do t’u paguajmë para në dorë të gjithë fermerëve për të ndihmuar për naftën dhe për plehrat kimikë. Ne do të vendosim nën ujë çdo sipërfaqe bujqësore që gjendet ne të gjithë territorin e Ultësirës Perëndimore. Do të financojmë nëpërmjet buxhetit të shtetit stabilizimin…”./tvklan.al
Lindita Nikolla: “Vetëm pak ditë më parë ne jemi njohur me faktin se Sali Berisha ka shpenzuar 10 milion euro nga taksapaguesit shqiptarë për të furnizuar me karburant ministrat e tij. Edhe një herë Berisha dështoi, dështoi duke mos investuar në ato projekte, të cilat do të siguronin një ndryshim të prekshëm në jetën e shqiptarëve. Me paratë e çuara dëm për karburant mund të ishte investuar në arsim dhe shëndetësi, mund të ishin rritur rrogat dhe pensionet për mbi 70 mijë invalidë…”./tvklan.al