Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me turistë u përmbys si pasojë e stuhisë në shtetin e Missouri-t, në SHBA.

Policia tha se varka mbante rreth 30 persona në liqenin Tabel Rock, një pikë turistike popullore pranë qytetit të Branson.

Sipas mediave lokale, zhytësit po bëjnë kërkime për rreth 5 persona, të cilët rezultojnë të humbur.

7 persona janë transportuar në spital ku njëri prej tyre është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ekipet e emergjencës thanë se ata iu përgjigjën incidentit menjëherë pas orës 19:00, të enjten.

Kjo erdhi si pasojë e stuhive të fuqishme që po ndodhin në rajonin Midwest të Shteteve të Bashkuara./tvklan.al