Shkon në 6 numri i viktimave nga stuhia “Boris” që ka përfshirë Evropën Qendrore dhe Lindore ku dalja nga shtrati e lumenjve ka shkaktuar përmbytje të mëdha në dhjetëra zona në Republikën Çeke, Austri dhe Poloni.
Meteorologët kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet pasi shirat do të vijojnë me intensitet të lartë. 4 nga viktimat i përkasin Rumanisë.
4 të tjerë janë të zhdukur në Poloni. 3 nga të zhdukurit ishin në një makinë që u mor nga rrjedha e ujit.
Çekia njoftoi viktimën e parë ndërsa në Austri humbi jetën një zjarrfikës. Jugperëndimi i Polonisë është zona më e goditur ku dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar.
Autoritetet polake kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 90 qytete. Ushtria ka angazhuar helikopterë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve.
Më shumë se 260 mijë familje u zgjuan pa energji në republikën Çeke. Shkak u bënë erërat e forta që rrëzuan pemë mbi linjat e energjisë elektrike.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është evakuuar edhe një spital me 180 pacientë. Gjendja e fatkeqësisë natyrore është shpallur edhe në një zonë të Austrisë.
Tv Klan