7 viktima dhe 3 të zhdukur, shkollat në disa komuna janë mbyllur
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka gjunjëzuar rajonin Marche të Italisë.
Agjencia e lajmeve Agi shkruan se në mesin e 3 të zhdukurve është një fëmijë i cili ishte në makinë me nënën e tij. Ajo u shpëtua nga ndërhyrja e zjarrfikësve, por fëmija është marrë me force nga uji.
Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë rrugët e Senigallia, një qytet bregdetar brenda rajonit Marche, të shndërruara në përrenj të vërtetë.
Bashkia e Cantiano-s është ende e izoluar, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos.
Një situatë kritike paraqitet edhe në Barbara , ku disa akse rrugore janë mbyllur. Gjithashtu edhe shkollat e të gjitha niveleve janë mbyllur në komuna të ndryshme të zonës Marche.
Klan News